Abdixhiku takohet me studentë të mjekësisë: Meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë - NACIONALE

Abdixhiku takohet me studentë të mjekësisë: Meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se sot është takuar me studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për kushtet e tyre.

Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin. Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku, tutje theksoi se ikja e stafit mjekësor është një problem shumë i madh, ndonëse shtoi se duhet trajtuar me urgjencë këtë problem.

Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë.Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot. Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Lajme të ngjashme