Abdixhiku: Një fitore e madhe e demokracisë, Kushtetuesja i dha të drejtë LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar si fitore të “opozitës” aktgjykimin e r të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se kjo është një fitore e demokracisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave të LDK-së.
“Një fitore e madhe e demokracisë! Një fitore e madhe Republikës! Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK. Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë - para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ai.