Abdixhiku në ‘turne falënderimi’ derisa gozhdohet nga opozita se po ia bën ‘shpëtimtarin’ Kurtit - NACIONALE

Abdixhiku në ‘turne falënderimi’ derisa gozhdohet nga opozita se po ia bën ‘shpëtimtarin’ Kurtit

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

Me fjalën ‘realizëm’ si ungjill të vet paszgjedhor, Abdixhiku po i qëndron ‘turneut të falënderimit’ me votues të LDK-s të cilëve u flet për ‘mbajtje fjalësh’.

Mes djemsh e vajzash votues të partisë së vet foli për ‘sulme të gjithanshme’ nga politikanë e opininistë.

Lodheni kot”.

PDK-së dhe AAK-së, përkatësisht liderëve të tyre vokalë për një qeveri nga ish-opozita, Abdixhiku u ka vendosur paraprakisht edhe cilësor “naiviteti” dhe “jorealizmi”.

Kjo, sipas tij, nga moskuptimi i numrave të prodhuara nga zgjedhjet e fundit.

Në mendjen e Abdixhikut, Kurti do të bëjë ç’mos që indefinitivisht të shtyjë e përzgjasë formimin e institucioneve.

Dhe këtë me perspektivën e Kurtit edhe “të blerjes së disa mandateve” nga partitë tjera (Rubikon) çka Abdixhiku e paramendoi të mundshme.

Abdixhiku, shihet me dyshim nga opozita

Më i fundit që i çoi porosi Abdxhikut ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Vërejtje të mos i bëjë ‘shpëtimtar’ Kurtit i bëri Haradinaj disa ditë më parë në “Debat Plus”.

Madje veç LDK-ja, sipas tij, mund t’ia bëjë këtë të mirë të qëndruarit si kre i qeverisë në detyrë.

Të vetmin shpëtim e ka kah LDK-ja. Nëse LDK-ja don me shpëtu me mbajt ende mundet. Përndryshe nëse LDK bashkëëpunon me opozitën ne e bëjmë qeveri”, tha Haradinaj.

Tash unë nuk po them që LDK-ja e ka finale këtë, por LDK me pozitën e vet është duke ia zgjatë jetën, shpresave të Kurtit, që ai më shumë ka nevojë me ia pru dikush, mi thanë ‘zotni nuk ke shumicë, mos e zhagit’”, tha ai.

Abdixhikun e akuzoi për ‘paqartësim’ të situatës nëse ka perspektivë ose jo për një qeveri të opozitës në eventualitetin e dështimit të Kurtit për të ndërtuar shumicë parlamentare dhe rrjedhimisht qeveri.

“Nga ana e opozitës hetohet një lloj treme për m’e ec përpara... Hetohet një tremë e marrjes së përgjegjësive në një situatë, unë e hetoj”.

“Një situatë e paqartë në marrëdhëniet në mesin e opozitës. Paqartësi nga LDK, nga zoti Abdixhiku, kanë një pozicion që po vështirëson një marrëveshje të opozitës, nuk po e lehtëson”, tha ai.

Hamza dhe Abdixhiku...

...Ka përgjegjësi dhe adresë...[LDK-ja].

Një ditë para takimit me Abdixhikut, hartë ku të kërkohet faji nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, i nominuari i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e dha partinë e tretë për nga rezultati zgjedhor: për të cilin pati ftesë, dhe porosi në tingëllim vërejtjeje.

Hamza në “Debat Plus” foli se PDK-ja “nuk mbyll udhë” duke e dhënë për dallim qëndrimin e partisë së vet karshi llogores së qëndrimeve paralektorale të LDK-së se nuk hynë në qeveri pa e marrë postin e kryeministrit.

Vështrim krejt tjetër nga Lumir Abdixhiku – i cili njëkohësisht po ipte intevistë në “Rubkon” të Klan Kosovës – artikuloi gjerë e gjatë Hamza.

Në një moment: Hamza u duk t’i çojë porosi Abdixhikut, për të cilin tash e një muaj ka ftesë për të biseduar në skenarin e pamundësisë së Vetëvendosjes për të krijuar shumicë parlamentare dhe ndërtuar qeveri; rrjedhimisht në kalimin e mandatarit te partia e dytë.

“Nëse kjo nuk funksionon (atëherë) vjen te situata e tretë, që nuk është e mirë për vendin, jo e shëndetshme: zgjedhjet (e reja). Por, kur shkohet në zgjedhje ka përgjegjësi edhe adresë kush ka kontribu që vendi me shku në zgjedhje, që vendi mos m’e pas institucioneve, që me pas vakum institucional, mu prolongu çështjet”, tha Hamza.

Abdixhiku – simultanisht – e shihte krejt këtë “premature...e madje edhe naive” për çka shprehej i bindur se për çka po flet Hamzaq është “katër-pesë muajshe...tetë muajshe”.

Dhe, sipas tij, ai në vështrimin e vet po shprehte “realizëm” ndërsa – pa iu referuar në emra – Hamza dhe të tjerët (Ramush Haradinaj) ishin në “dëshira”.

Lajme të ngjashme