Abdixhiku: Kurti nuk e ka nënshkruar Zajednicën, por ka sjellur diçka tjetër më të keqe - NACIONALE

Abdixhiku: Kurti nuk e ka nënshkruar Zajednicën, por ka sjellur diçka tjetër më të keqe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar mocionin e tij për raportimin e kryministrit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për takimin e tij më 27 shkurt me Vuçiqin në Bruksel dhe darkodimin e tij me planin e BE-së.

Abdixhiku ka përsëritur pikat shqetësuese nga marrëveshja që Kurti është dakorduar e që sipas tij, është parathënia e marrëveshjes dhe neni 7 dhe 10 i propozimit të BE-së.

Frika e mazhorancës nga fjala jonë është dëshimi e të vertësë sonë për të trajtuar një temë jetike si çështja e dialogut. Ne kërkojmë të trajtojmë gjithë marrëveshjen e arritur më 27 shkurt në Bruksel e të paprezantuar në Bruksel. Dhe të flasim për parathënien e marrëveshjes të mbajtur fshehtë nga kryeministri i Kosovës në seancën e fundit të cilën e la në gjysmë.” – ka thënë ai.

"Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara. Ai ka pranuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve përfshirë edhe Asociaiconi.” – ka thënë ai.

Më tej, Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk mund të akuzohet për marrëveshjet paraprake në të cilat përfshihet edhe Asociacioni, por sipas tij, Kurti ka sjellur diçka më të keqe se këto, siç përmendi ai nenin 7 të propozimit të BE-së

Askush nuk mund ta akuzojë atë për një marrëveshje paraprake, por ajo çfarë po sjellë ky kryeministër është zbatimi i Asociacionit përkundër kundërshtimit disa vjeçarë që e ka bërë. Punë për të si e zbaton para bazës së vet. Por ajo nuk dihet se çfarë ka pranuar janë definuar në nenin 7 ku kryministri ka hapur një dritare të re.” – ka thënë ai.

Ai ka kërkuar sqarime nga Kurti se çfarë përmban neni 7.

Lajme të ngjashme