Abdixhiku: Kurti ia ka krijuar vetes një Kosovë paralele, inflacioni 14.1% dhe nuk ndërmerr asnjë veprim - NACIONALE

Abdixhiku: Kurti ia ka krijuar vetes një Kosovë paralele, inflacioni 14.1% dhe nuk ndërmerr asnjë veprim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sërish ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e frikshme të normës së inflacionit në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka prezantuar një tabelë ku Kosova renditet prej vendeve më inflacionin më të lartë në Evropë.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që nuk po merr asnjë veprim për të ua lehtësuar qytetarëve përballjen me krizën e inflacionit.

Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”, ka shkruar Abdixhiku.

Partitë opozitare kanë dhënë disa propozime në Kuvend për të iu dalë në ndihmë qytetarëve, por qeveria e Kosovës nuk i ka marrë parasysh ato.

Ditë më parë, edhe lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur shqetësimet e tij për inflacioni e lartë në vend.

Si asnjëherë pas luftës në Kosovë, inflacioni është ngritur në 14.1 për qind. Me këtë përqindje, Kosova është në mesin e shteteve që i prijnë listës në nivelin global, me shkallën më të lartë të zhvlerësimit të parasë. Rrjedhimisht, me të njëjtat të hyra si deri dje, secili qytetar i vendit tonë, sot blenë më pak produkte e siguron shumë më pak shërbime. Për dallim nga shtetet tjera, të cilat kanë një ekonomi më të fuqishme dhe përmes masave qeverisëse po lehtësojnë jetën e qytetarëve të tyre, qytetarët e Kosovës kanë mbetur nën mëshirën e fatit”, kishte shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka vlerësua se qeveria nuk po tregon kurrfarë vullneti për të iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Në kulmin e ngritjes së çmimeve të të gjitha produkteve bazike ushqimore – Kryeministri dhe Qeveria që ai udhëheqë, nuk po tregojnë as vizion, as vullnet e as guxim për të marrë masa konkrete për të zbutur këtë gjendje. Fatkeqësisht, më e keqja akoma pritet që të vije për ekonominë dhe qytetarët tanë. Analizat ekonomike paralajmërojnë se dimri që po vjen pritet të jetë jashtëzakonisht i rëndë. Rritja deri në trefish e çmimit të energjisë, shtrenjtimi i lëndëve djegëse për ngrohje, do të jenë sfidë shumë e rëndë për secilën familje. Çmimet e derivateve dhe të ushqimeve nuk pritet aspak të zbresin. Pandemia po e rikthen intensitetin e saj, e, sipas gjendjes faktike, mundësia për rritjen e pagave është tepër e vogël”, ka shkruar Krasniqi.

Kurti vazhdon të mos e njoh realitetin

Ndonëse jeta e kosovarëve është shtrenjtuar dhe inflacioni është më i larti që nga viti 2008, qeveria nuk po e sheh si shqetësuese këtë fakt.

Pavarësisht krizës, Kurti vazhdon të flas për zhvillimin e pashembullt ekonomik të Kosovës. Një ditë me parë, këtë Kurti ia ka thënë edhe polak, Zbginiew Rau.

Madje, ajo çfarë Kurti i tha ministrit të Jashtëm të Polonisë tregon për shkëputjen e kryeministrit nga zhvillimet në vend.

Ai e njoftoi ministrin e jashtëm polak për progresin në një vit qeverisje, rritjen ekonomike prej 10,3 për qind të bruto produktit vendor, rritjen e investimeve të huaja direkte për 22 për qind, të hyrave tatimore për 54 për qind, rritjen e eksporteve për 83,6 për qind në fushat e procesimit të lëndëve të drurit, lëkurës, tekstilit, ushqimit, pijeve dhe të sektorit të teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit”, theksohet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Madje, sipas Kurtit kosovarët po shpenzojnë më shumë, sepse ndihen më të lehtësuar nga mungesa e korrupsionit.

“Kur njerëzit kanë shpresë, atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, dhe kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri kanë më shumë gatishmëri që të paguajnë taksat, tha ai, gjersa si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë përmendi pozitën e favorshme gjeografike, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit e politikën stabile fiskale”, është thënë në komunikatën e ZKM-së.

Lajme të ngjashme