Abdixhiku flet për takimin që 'trazoi' VV-në, zotohet të vazhdojë me takime - NACIONALE

Abdixhiku flet për takimin që 'trazoi' VV-në, zotohet të vazhdojë me takime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar për herë të parë pas iniciativës së nisur sot për nxjerrjen e vendit nga izolimi ndërkombëtar.

Abdixhiku është takuar sot me gazetarë e opinionistë të ndryshëm vendorë për të shpalosur qëndrimet e tij e për të marrë qëndrimet e tyre në vend.

Ky takim ka ‘trazuar’ shumë analistë simpatizantë të kryeministrit Kurti që kontestuan paanshmërinë e tyre.

Foli Abdixhiku

Kreu i LDK-së ka folur për këtë takim duke thënë që ky takim ishte pjesë e iniciativës së LDK-së për “debat të gjerë nacional mbi gjendjen dramatike në vend.”

“Vlerësojmë dhe çmojmë secilin mendim, në veçanti të atyre që këto mendime i bëjnë publike - edhe kur pajtohemi, edhe kur nuk pajtohemi me to. Vlerësojmë, mbi të gjitha, që Kosova ka nevojë për një mendim të guximshëm dhe të qartë, që rrugëtimin tonë euroatlantik e kthen në binarë.” – ka thënë kryetari i LDK-së.

Ai ka deklaruar se në këtë takim ka pasur diskutim të hapur e përmbajtësuar.

“Diskutuam, trajtuam, morëm sugjerime, ide e komente dhe mbi propozimin tonë e mbi rrugën politike që të gjithë duhet ta ndërtojmë.” – shkroi tutje Abdixhiku.

Kreu i partisë më të vjetër parlamentare në vend u shpreh se do të vazhdojë takimet edhe me akterë të tjerë në Kosovës për t’u përpjekur në ndërtimin e një (sic.) “mendimi veprues”“ballafaqon theqafjen nacionale tek e cila jemi futur tash e një kohë të gjatë.”

“Rruga jonë, e së ardhmes, zhvillimit, e një Kosove njëmendtë sovrane, e barabartë mes kombeve euroatlantike, është rrugë e paalternativë. Jam i bindur se shoqëria kosovare, populli i Kosovës, ka mjaftueshëm masë kritike ta ndërtoj këtë rrugë.” - ka shtuar ai.

Në këtë takim u panë shumë analistë e gazetarë të ndryshëm si Halil Matoshi, Rrahman Paçarizi, Berat Buzhala, Arbër Vllahiu, Adriatik Kelmendi, Dukagjin Gorani etj.

LDK e kishte paralajmëruar këtë takim javën e kaluar ku shpalosi idenë e saj për ndërtimin e një “Rruge të Tretë” për të cilën tha se është “rrugë pa Kurtin”.

Çka është Rruga e Tretë?

"Rruga e Tretë" është emërtimi që i ka vënë kësaj iniciative kryetari i LDK-së. Ai po kërkon të shpalos idetë se si Kosova arrin deri te një pozicion nga i cili as nuk do të humbë përkrahjen ndërkombëtare por as nuk do të humbë nga Serbia, siç po bën kryeministri aktual Albin Kurti.

“E vërteta është e trishtë. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot.” Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot.” - kishte thënë gjatë prezantimit të kësaj iniciative z. Abdixhiku

Fjala e plotë:

Lajme të ngjashme