Abazi tallet me Zybën e VV-së: Sali Zyba ka humb në Suharekë, s`fiton në Zveçan - NACIONALE

Abazi tallet me Zybën e VV-së: Sali Zyba ka humb në Suharekë, s`fiton në Zveçan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i pavaruri Haki Abazi duket se ende nuk i ka kaluar inati me deputetin e VV-së, Sali Zyba, i cili para disa jave ia kishte zënë ulësen në Kuvend.

Në debatin e sotëm parlamentar, ku po diskutohet për gjendjen në veri, Abazi ia ka rikujtuar Zybës se ka qëndruar në komunën e Leposaviqit me kryetarin aktual Lulzim Hetemi.

Abazi iu ka drejtuar Kurtit duke i thënë se Zyba ka humbur në Suharekë dhe nuk mundet me e fitu në Zveçan.

Me krejt respektin, por Sali Zyba ka humb në Suharekë, nuk mundet me e fitu Zveçanin, z. Zyba. Andaj, duhet të fokusohemi te plani. Sepse, plani nuk është me e kapë kryetarin e komunës së veriut, me e çu në zyrë. Plani është në zbatimin e pozitave strategjike që kemi për breneda përkufizimit të cilin jemi”, ka thënë Abazi.

Ai ka bërë me dije se tani beteja kryesore duhet të zhvillohet në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë.

Beteja nuk është në veri, beteja është në Bruksel dhe aty duhet të mbahemi fort me argumente dhe analizat e institucioneve gjegjëse, jo vendimet arbitrave dhe dëshirave që ne mundemi me pasë si individ përbrenda”, ka thënë Abazi.

Lajme të ngjashme