A duhet të vendoset reciprociteti? Shumica e lexuesve të Nacionales në Viber thonë "Po" - NACIONALE

A duhet të vendoset reciprociteti? Shumica e lexuesve të Nacionales në Viber thonë "Po"

2 javë më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Reciprociteti vazhdon të jetë tema kryesore në vend pas zhvillimeve në veri.

Lidhur me këtë, Nacionale ka realizuar një sondazh në grupin në Viber, ku gazeta posedon afër 12 mijë anëtarë.

Në pyetjen se: Cili është mendimi i juaj për reciprocitetin me Serbinë?, janë përgjigjur rreth 500 sosh.

Prej tyre, shumica janë me opsionin që reciprociteti është i nevojshëm të vendoset.

9% e lexuesve mendojnë se ai duhet të vendoset urgjentisht, kurse 18% thonë se nuk është prioritet.

Më poshtë mund t'i shikoni të gjitha votat në grupin gjegjës:

Kujtojmë se tashmë situata në veri është qetësuar dhe se fillimi i zbatimit të vendimit për reciprocitet për targa dhe letërnjoftime të përkohshme është shtyer për 30 ditë.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".

Në anën tjetër, për t'u njoftuar me lajmet e fundit për reciprocitetin dhe jo vetëm, ju ftojmë të bëheni anëtarë në grupin e Nacionales në Viber, njëherit grupin më të madh të një medie shqiptare në rrjetin gjegjës social.

KLIKONI KËTU PËR T'U ANËTARËSUAR

Lajme të ngjashme