Baton Haxhiu: Kurti i paqëndrueshëm politikisht, mori një vendim duke mos i ditur pasojat - NACIONALE

Baton Haxhiu: Kurti i paqëndrueshëm politikisht, mori një vendim duke mos i ditur pasojat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i paqëndrueshëm politikisht, për shkak se u tërhoq nga vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se ai duhet të respektonte vendimin për reciprocitetin dhe se nuk duhet të binte në presion.

“Unë mund të them që politikisht është i paqëndrushëm, për arsye se një vendim të tillë ai duhet të respektojë, përndryshe e bën edhe shtetin dhe qeverisjen të parespektueshme. Albin Kurti mori një vendim duke mos i ditur pasojat dhe një kryeministër që merr një vendim për reciprocitetin, nuk bie në presion në 24 orët e para”, tha Haxhiu, i cili theksoi se problemi ne veri është politk dhe etnik dhe duhet pasur kujdes.

"Ai e di që problemi i veriut është problem politik dhe etnik, nuk është problem reciprociteti. Duhet të jetë i kujdesshëm, për arsye se ka vetëm zgjidhje me dialog ose zgjidhje policore”, theksoi ai.

Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.

Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator.

Lajme të ngjashme