“A doni me i shku Albin Kurtit te shpija”: Deputet Bajqinovci sulmon sërish LDK-në për rastin e atentateve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka rikthyer në temë çështjen e atentateve ndaj LDK-së.
Megjithatë, ai u tregua goxha i ashpër, duke hedhur kritika ndaj Lidhjes Demokratike, e cila nuk po e diskuton më, kjo edhe e kërkuar nga autoritetet.
Veç kësaj, Bajqinovci kërkoi nga përfaqësuesit e kësaj partie të flasin dhe t'i shkojnë në shtëpi Albin Kurtit, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, gjithmonë nëse do të konfirmohej se militantë të VV-së do të ishin përgjegjës për sulmin e presupozuar.
"Nuk ofruan transparencë. Nuk po e ofrojnë as tani, duke e kristalizuar kështu edhe dyshimin për lojë të ulët politike, por edhe dëshmi e nevojës së përdorimit të 'vetëviktimizimit' si mjet politik për të kompensuar brishtësinë e lidershipit e shfaqur progresivisht muajve të fundit", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
