54 vota: Assesi të kalojë Albulena Haxhiu, fajëson ish-opozitën për “sjellje shumë destruktive”
- “Sjellje shumë destruktive, shumë e papranueshme”.
54 duar u ngritë lartë për të – tre më pak se më parë – për çka Albulena Haxhiu sërish nuk kaloi si e nominuara e Vetëvendosjes për Kryetare të Kuvendit.
Kjo në episodn e 14’të të serisë çdo 48 orëshe të dështimit të seancës konstitutive.
Pa vota të ligjëvënësve në favor të saj, Haxhiu fajësoi partitë ish-opozitare se pse nuk po e votojnë: “Sjellje shumë destruktive, shumë papranueshme”, tha Haxhiu para gazetarëve.
Kryesuesi i seancës konstitutive, thjesht nga virtyti i moshës, Avni Dehari, mbylli seancën kundër logjikës procedura dhe ligjore, pasi dështoi propozimi për votimin e fshehtë për Haxhiun.
Siç pretendojnë ata: pasi Haxhiu dështoi me votim të hapur, ajo do të mund të merrte vota nga parti tjera politike “vullneti politik i të cilëve është i ndryshur” nga partitë tjera.
“Duhet të dalim nga kjo situatë, ne kemi propozuan votim të fshehtë, është shumë demokratik. Këta po refuzojnë. Sjellje e papranueshme dhe shumë destruktive”, tha Haxhiu.
Pasi dështoi dhjetëra herë që të sigurojë votat e nevojshme, Haxhiu nuk la të kuptojë se do të zbrapset nga kandidatura e vet, situatë kjo që ka lënë kuvendin në vendnumëro.
“Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe të papranueshme, është përgjegjësi e të gjithëve, dhe e tyre që të konstituojnë kuvendin”, tha ajo.
- Nuk i ka votat, as nuk do t’i ketë...
Kësht tha Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili betonizimn e Vetëvendosjes në emrin e Haxhiut e sheh veçse si fshehje të Vetëvendosjes nga arsyeja reale: se nuk kanë vota që Kurti të jetë kryeministër.
“Po e mban shtetin peng”, tha Krasniqi për Albin Kurtin.
“Ajo çka po bën Kurti dhe VV është e kundërta e vullnetit të votuesve ; po e mbajnë shtetin peng për hir të Albulena Haxhiut për të cilë po ngulin këmbë, paçka se secili e di që ajo s’ka mbështetje e vota”.
“Për Kurtin Haxhiu më e rëndësishme se 1 milion qytetarë...Me këtë qasje dhe arbitratet do të mbesin pa institucione, sepse Albn Kurti nuk i ka numrat për t’u bërë kryeinistër, dhe po na mban peng këstu”, tha ai.
Referuar deklarimit të djeshëm të Kurtit se nuk ka as krizë as vakum institucional në vend, Krasniqi e vlerësoi për “tallëse” dhe se e kundërta, sipas tij, është e vërtetë.
“Është deklaratë tallëse nga Kurti, sepse ka krizë që po thellohet çdo ditë – nëse kjo nuk është krizë, nuk di çka pret ai, se nuk na godet ndonjë meteor nga qielli, por kemi fatkeqësi institucionale. Haxhiu nuk i ka as s’do t’i ketë votat për kryetare të Kuvendit”.
Faton Peci nga “Guxo” tha se partitë ish-opozitare me mospjesëmarrje në votim “po konsumojnë shkelje kushtetuese dhe ligjore”.