108 vetura në RKS vetëm të hënën në Leposaviq, qytetarët po e bëjnë “vullnetarisht”; falënderojnë MPB-në - NACIONALE

108 vetura në RKS vetëm të hënën në Leposaviq, qytetarët po e bëjnë “vullnetarisht”; falënderojnë MPB-në

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Piktura ishte krejt tjetër në Leposaviq.

Nacionale raporton nga terreni se deri në ora 13:00 të pasdites plot 108 vetura janë konvertuar në targa RKS ndërsa objekti i Stacionit të Policisë së Kosovës ishte i frekuentuar vazhdimisht nga banorë lokalë.

Nacionales i është thënë përbrenda stacionit policor se procesi po vijon me lehtësi dhe frekuentimi i qytetarëve vetëm ditën e sotit 108 vetura (gjatë kohsës së këtij raportimi) janë ndërruar në RKS.

Nacionale në bisedë me qytetarë lokalë atje vëren se shumica prej tyre qartësojnë qysh në fillim se ndërrimin po e bëjnë vullnetarisht.

E madje madje, Nacionales i është thënë nga banorë lokalë se edhe vetë ata që muaj më parë "digjnin vetura në veri" të njëjtit po i konvertojnë në RKS.

Një banor i Leposaviqit madje përgëzon Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Brendshme për “lehtësinë e procedurave” por edhe “vendimin” e nxjerrur për lejimin e riregjistrimin, përkatësisht kthimin në targa RKS.

“Tash me këtë vendimin e Policisë së Kosovës dhe MPB për të na lejuar të ndërrojmë targat në RKS, vendosa që ta bëj. Është e rëndësishme ta përmend që askush nuk më ka shtyrë; nuk kam pasur presion nga asnjëra palë, as serbe as kosvoare. Pse? Sepse unë dua të jem në përputhje me ligjin; në rend të parë për policinë lokale dhe pastaj anekënd Kosovës”, tha qytetari në një bisedë me Nacionalen (pjesa me video publikohet në Nacionale Videos).

Pyetur se a ekziston më rreziku i djegies së veturave si muaj më parë apo frikësime të këtij soji, ai nuk e beson.

Jo, nuk e besoj. Sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që ligjit duhet t’i binden. Edhe në ligji është ligji i Kosovës. Pra, të jem i sinqert, për nga ana ime, asnjëherë s’jam ndjerë i frikësuar ose kërcënuar. Siç thash, ka qenë vendimi personal i imi. Që, për hir të vetes sime, të kem liri të lëvizjes”.

A keni letërnjoftim të Kosovës?”, e pyet gazetari.

Sigurisht, krejt dokumentat i kam. Letërnjoftim të Kosovës, leje të vozitjes së Kosovës, pasaport të Kosovës dhe më në fund liberalizimi i vizavve po ndodh. Do të jemi të lirë të udhëtojnë anekënd Schengenit”, përgjigjet banori.

Nacionale: “Si ishte procedura?”

Ishte e thjeshtuar. Më duhet ta pranoj. Dhe përgëzime të mëdha për Ministrinë e Punëve të Brendshme që e bëri këtë. Njëherë mu desh kontrolli teknik, që e bëra në Mitrovicë dhe pagova sigurimin; i solla këta dokumente. Ndërsa stafi që sillte këto targa ishin tepër profesionistë, tepër të sjellshëm. Jam tepër i gëzuar”, na tregoi mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme