“Shpikja e burrave” bëhet vepër penale - Podcast për klinikat që bëjnë “testin e virgjërisë”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka prezantuar të mërkurën e 12 tetorit në mbledhjen e 100-të të Qeverisë Kurti II, një ndryshim në Kodin Penal, që ka të bëjë me një procedurë shëndetësore jashtëzakonisht e prapambetur.
Në shumë klinika gjinekologjike në Kosovë, ka egzistuar një praktikë e testimit të vajzave për virgjërinë e tyre. Gazetarja Anita Nikaj e cila ka vërtetuar këtë gjë duke telefonuar dhe vizituar shumë klinika gjinikeologjike, tregon sesi kjo procedurë është kryer krejt normalisht deri tash.
“Por nga tash, kjo shpikje e burrave, virgjëria, është vepër e re penale”, thotë Nikaj në këtë podcast bisedë, që ju ftojmë ta dëgjoni për të kuptuar më shumë rreth këtyre ndryshimeve të reja penale.
