Propozimi francez qet në rrugë maqedonasit - por pse pati përplasje me shqiptarët? - NACIONALE

Propozimi francez qet në rrugë maqedonasit - por pse pati përplasje me shqiptarët?

4 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Propozimi francez ka përplasur pushtetin me partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut. Që pesë ditë, mijëra qytetarë janë mbledhur para Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme kundër këtij propozimi.

Protestuesit kanë mbajtur në dorë pankarta me shkrime “Nëse e miratoni propozimin francez do të digjeni në ferr”, “Ultimatum – Jo faleminderit”, si dhe duke brohoritur “Dorëheqje” dhe “Ikni tradhtarë”.

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta e mjete prioteknike, shishe qelqi në drejtim të policisë.

Një nga protestuesit ka gjuajtur me armë zjarri në ajër. Fatmirësisht ai është arrestuar nga policia atje.

Teksa të mërkurën mbrëma, protestuesit hodhën gurë në drejtim të statujës së Skënderbeut në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke dëmtuar dhe shumë prona dhe vetura të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme