Përvoja e studentes në Budapest: Një i moshuar pati vdekur në transport publik, për 6 orë nuk është vërejtë - NACIONALE

Përvoja e studentes në Budapest: Një i moshuar pati vdekur në transport publik, për 6 orë nuk është vërejtë

3 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Të shkosh përtej kufijve drejtë një eksperience të re, të gjesh veten mes personash të huaj krejt i vetëm, sfiduese po në të njejtë kohë e guximshme. Jo gjithkush e ka mundësinë të studioj jashtë shtetit. Dikush nuk ka mundësi ekonomike, nuk mund të fitoj bursë etj. Por, kush i ka përjetuar studimet në universitete të huaja ka përjetuar një aventurë të vërtetë.

Studenët përjetojnë diversitetin në kultura, gjuhë, mënyrën e jetesës e sistemet e edukimit.

Vesa Shahini, një vajzë nga Kosova ka studiuar në kryeqytetin Hungarez, në Budapest. Ajo ka përfunduar studimet bachelor, për Sociologji në Universitetin Corvinus.

Ajo në Podcast Nacionale, tregoi se si vendosi të vazhdojë studimet atje.

“Kam pas dëshirë me pa se qysh është përjetimi jashtë Kosovës”.

Vesa tregon se atje ka takuar edhe studentë nga Kosova, e sa i përket takimi me studentë nga bota për të ka qenë shumë interesante.

“Ti kur shkon në një shtet të huaj, ballafaqohesh me një realitet tjetër. Adaptimi me kulturën Hungareze ka qenë pak interesant... transporti publik, askush nuk e kthen kokën, secili i kqyr punët e veta”.

Sipas saj, në Budapest njerëzit janë më të ftohtë, pasi që askujt nuk i ka bërë përshtypje se çka po bënë tjetri.

“Pati ndodh një rast në transport publik, ku një person i moshuar kishte vdekur. Qysh ka qenë ulur, në atë pozitë ka vdek, nuk ka lëvizë, për gjashtë orë ka vazhdu lëvizja e tramvajit deri sa e ka vërejtur dikush...".

A ka pasur profesorë që kanë ngacmuar seksualisht ose kanë bullizuar studentët?, A është më e priviligjuar pasi ka studiuar jashtë shtetit?, Për çka i janë ankuar kolegët që kanë studiuar në Kosovë? etj.

Dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme