Në kërkim të hijeve dhe lavdisë - rrëfim nga Gazimestani për Vidovdan - NACIONALE

Në kërkim të hijeve dhe lavdisë - rrëfim nga Gazimestani për Vidovdan

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Është mesditë. Temperaturat kanë arritur 30 gradë celsius. Në hijet e seciles pemë në hapësirën rreth “Gazimestanit” - memorialit përmes së cilit shënohet “Beteja e Kosovës” në vitin 1389- nuk ka asnjë vend të lirë. Të tjerët që nuk kishin fat të zinin një hije mundohen që të zënë vend diku, në kërkim të ndonjë hije, prapa memorialit. Gjithçka duket sikur një mbledhi e zorit me pak njerëz. Hapësira fillon të mbushet kur 15 autobusë zbarkojnë qindra njerëz tek hyrja. Nga aty fillon edhe ceremonia e vërtetë mes thirrjeve nacionaliste “Kosova është Serbi” dhe tashmë thirrja më e re këtë vit: Kosova është Serbi, e dyat janë Rusi. Nacionale ishte në Gazimestan për të përcjellë ngjarjen e përvitshme që festohet nga serbët e njohur si “Festa e Vidovdanit”.

Lajme të ngjashme