“Ia gjeti kokainën në banesë dhe ia dorëzoi Policisë” - si ia pa sherrin Osman Azemi bashkëshortes - NACIONALE

“Ia gjeti kokainën në banesë dhe ia dorëzoi Policisë” - si ia pa sherrin Osman Azemi bashkëshortes

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Aktori Osman Azemi, komediani i njohur për rolet e tija me grupin e komedianëve “Stupcat” u paraqit të premtën e 27 janarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës për një rast që kishte ndodhur me 3 gusht 2019. Ai po gjykohet për posedimin e 0.4 gramëve drogë të llojit kokainë.

Aktori është deklaruar i pafajshëm dhe përmes një postimi e ka quajtur krejt atë ngjarjen si “episodë i trazuar i jetës”, por ajo që është e çuditshme është fakti se kokainën nuk ia kishte gjetur Policia. Atë e kishte gjetur bashkëshortja e tij dhe e kishte dorëzuar në Polici. Si ndodhi që aktori i famshëm u dërgua në Polici e tash në Gjykatë rrezikon dënim me gjobë ose dënim me 1 deri 3 vjet burg.

Lajme të ngjashme