Aktori Azemi që sot doli para gjykatës: Ishte viti 2019, një episod i trazuar i jetës sime - NACIONALE

Aktori Azemi që sot doli para gjykatës: Ishte viti 2019, një episod i trazuar i jetës sime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktori Osman Azemi, i cili për kohë të gjatë ka qenë anëtar i njërit ndër grupet më të dashura humoristike në Kosovë “Stupcat”, sot ka dalë para gjykatës, ku është deklaruar i pafajshëm, nën akuzën se ka poseduar 0.4 gram kokainë.

Në sqarimin që ka bërë Azemi në lidhje me këtë rast, ka kërkuar falje fillimisht te familja e te të afërmit e vet, si dhe të gjith shikuesve që e kanë përcjellur ndër vite. Sipas tij viti për të cilin akuzohet, ishte një episod për të cilin nuk krenohet, e që ka qenë i trazuar në të gjitha aspektet.

Por duke cituar shkrimtarin francez, Jean Paul Stare, Azemi shkrimin e ka përmbyllur me fjalinë, “Një betejë është e humbur kur ti mendon se e ke humbur”

Shkrimi i plotë i Azemit:

Sqarim!

Sot kam pasur nje seance gjyqesore rreth nje rasti te posedimit te lendeve narkotike ne vitin 2019, gje qe eshte pasqyruar edhe ne media.

Une u kerkoje falje familjes sime, te afermeve dhe te gjithe atyre qe e percjellin dhe me perkrahin ne veprimtarine time per kete episod te jetes sime me te cilin nuk krenohem.

Pra rasti në fjalë është nga viti 2019, një episod shumë i trazuar i jetes sime artistike dhe emocionale. Sot ndjej keqardhje per ate kohe dhe shpresoj që lajme të tilla te mos dëgjoj për askënd.

Puna dhe perkushtimi im mbetet qe veprimtaria ime artistike te jete sa me e pranuar nga te gjithe shikuesit e trojeve shqiptare dhe diaspora.

Ndersa te gjithe atyre qe perballen me episode te ngjashme ne jete ose qe te afermit e tyre gjenden ne momente te trazuara emocionale u them qe ta perkrahin njeri-tjetrin dhe te kalojne keto faza per ta vazhduar jeten edhe me te forte.

''Një betejë është e humbur kur ti mendon se e ke humbur'' (Jean-Paul Sartre)

Lajme të ngjashme