Këtu e duan UÇK-në të pastrukturuar, në Hagë të strukturuar - NACIONALE

Këtu e duan UÇK-në të pastrukturuar, në Hagë të strukturuar

8 muaj më parë

nga Dafina Demaku

Prania e James Rubin në Gjykatën Speciale – njeriut të Madeline Albright dhe Bill Klintonit, i nxori edhe një herë cyber-xhematin anti-UCK, në përpjekje për ta de-konteksualizu dëshminë e tij, sidomos në pjesën e asaj se kush ishte Hashim Thaci në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës dhe cili ishte roli i tij.

Deklarata e Rubin, e koncentruar kryesisht në pikën për ta rrëzuar pretendimin e Speciales, se UCK ishte një strukturë e organizuar dhe rolin e Thacit në të, e ringjall apetitin e tyne shkarravitës nëpër rrjete sociale, sepse ata – duke e shiju veprën e UCK-së, lirinë, në të terun - kanë qejf me e pa UCKnë e të 98-tës – 99-tës, si të strukturuar dhe mundësisht, sot të dënuar nga Specialja.

Pse këta njerëz dalin si kllounë në këtë de-kontekstualizim të qëllimshëm të dëshmisë kyqe të James Rubin?

Ata dalin kështu në dy-tri sende;

E para, interesimi i tyne i jashtëzakonshëm nëse Hashim Thaçi ka luftu ose jo, i bën të duken qesharak, duke qenë se edhe nëse hallakatni në krejt pemën e tyne familjare, s’gjeni një emër që ka bë dicka për lirinë e Kosovës. E halli i tyne, demek – gajlen e kanë a ka luftu Hashim Thaci.

E dyta, ata janë njerëz që në deklarimet e tyne publike, e akuzojnë UCK-në, vec tjerash, që nuk ka arrit me i mbrojtë civilët për shkak se s’ka qenë e tubume, e grumbullume sa duhet, e strukturume, por UCK-në e dojnë të strukturume vec në Speciale, rrjedhimisht të dënume në Speciale.

Ekspertët e strukturimit, Rambujesë, e të rrogave prej Hashim Thacit sa ky ishte politikan me peshë në Kosovë, shndërrohen në kllounë sepse;

Te e para, sa për figurën e Hashim Thacit, e kuptueshme deri diku se sa e pakapërdishme që një djalë nga fshati, akoma pa i mbush të 30-të, me arrit me kriju raporte kaq të afërta, me zanin kryesor të Albright dhe Klinton - gjatë viteve 98-99, nëpër flakë e tymë, ai me të ardhë nëpër oda, male e shkrepa.

Merrni mesim se qysh ndryshohet fati i nje populli (per te mire), kur krijohen dhe mirembahen aleancat e duhura;

Megjithese vec fillimi i deshmise, per neve qe kemi qene femije gjate luftes dhe kemi pa njerez te vrare, e shtepi ne flake e tym, kjo deshmi eshte sa historike, po aq edhe rreqethese;

Fatmirësisht, për shumëkë, e di që përjetimet që i thash ma nalt, janë të panjohura;

Se unë s;po them pse edhe ju ekspertë të artit të luftës, si fëmijë s’keni këso përjetime ose pse dikush në të 30-tat nëpër familjat tuaja, s’iu ka afru UCK-së;

Por, para se gjithash, le të marrim mësim se qysh fati jone, eshte percaktu nga disa te rinj te zot ne aleance me Ameriken - dhe fale saj, me gjase edhe flasim sot, të lirë.

Lajme të ngjashme