“Zoti pa ju vra mos e lashtë” – Besnik Tahiri i revoltuar me moskalimin e Trustit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është parë tejet i revoltuar me vendimin e Komisionit për moskalimin e Trustit.
Kur e mësoi rezultatin, ai tha me ironi: “Urime që kaloi Trusti! O Zoti, pa ju vra mos e lashtë!”.
Në anën tjetër, moskalimin e Trustit e konfirmoi deputeti i VV-së, Armend Muja. Ai tha se duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit, Komisioni nuk e përkrahë Projektligjin për miratim në parim.
“Në mbledhjen e sotme të Komisionit, me rastin e votimit të Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, në votim kanë marrë pjesë 9 anëtarë të Komisionit, pro kanë qenë 4, kundër kanë qenë 3, dhe abstenim kanë qenë 2.
Dhe me ketë konstatoj se Komisioni nuk e ka përkrahur Projektligjin për miratim në parim ashtu siç parashihet me Rregulloren e Kuvendit”, tha ndër të tjerash Muja.
