Zelensky thotë se Ukraina ka marrë kontrollin e më shumë se 30 vendbanimeve në Kharkiv - NACIONALE

Zelensky thotë se Ukraina ka marrë kontrollin e më shumë se 30 vendbanimeve në Kharkiv

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka marrë kontrollin e më shumë se 30 vendbanimeve në rajonin e Kharkiv.

Zelensky tha se veprimet sulmuese nga forcat e armatosura të vendit vazhdojnë "me sukses" në disa drejtime.

“Deri tani, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë çliruar dhe kanë marrë kontrollin e më shumë se 30 vendbanimeve në rajonin e Kharkiv”, është shprehur ai.

"Masat për të kontrolluar dhe siguruar territorin në disa fshatra të rajonit janë në vazhdim; ne po marrim gradualisht kontrollin e vendbanimeve të reja. Ne po kthejmë flamurin ukrainas dhe mbrojtjen për të gjithë njerëzit tanë kudo", përfundoi ai.

.

Lajme të ngjashme