Zelensky në OKB: Ndaleni Rusinë tani ose Putini do ta zgjerojë luftën në Ukrainë
Presidenti ukrainas paralajmëroi se pa veprime më të forta nga aleatët, “Putin do të vazhdojë ta çojë luftën përpara, më gjerë”, dhe tha se “Ukraina është vetëm e para”.
Presidenti ukrainas kritikoi dobësinë e institucioneve ndërkombëtare për dështimin në frenimin e Rusisë. Ai tha se “ndalimi i Putinit tani është e lehtë” sesa përpjekja e vendeve për t’u mbrojtur nga Rusia më vonë.
Për inteligjencën artificiale dhe armë të tilla si dronët, ai tha: “Ne po jetojmë tani garën më shkatërrimtare të armatimit në historinë njerëzore”, duke shtuar se rregulla globale për inteligjencën artificiale duhet të vendosen.
Zelensky tha se kishte një “takim të mirë” me Donald Trump të martën, por se ndërsa ai e vlerëson mbështetjen amerikane, “në fund, paqja varet nga të gjithë ne”.