Zëdhënësi i AAK-së reagon pas lirimit të Teodosijeviqit nga akuzat: A u lirua në kuadër të marrëveshjes Kurti-Vuçiq?
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin nga të gjitha akuzat ish-ministrin nga Lista Serbe, Ivan Teodosijeviq.
Ai ka nggritur dyshime nëse lirimi i tij nga akuzat ka të bëjë me me zbrapsjen e Albinit ndaj Serbisë për situatë në veri.
“Lajm i tmerrshëm lirimi i ish-ministrit të Listës Serbe Teodosijevic për mohimin e masakrës së Reçakut. Ministri që u shkarkua nga Kryeministri Haradinaj sepse e mohoi Reçakun, sot u lirua nga dënimi.”
“A lidhet edhe ky lirim i mohuesit të Reçakut me zbrapsjen e Albinit ndaj Serbisë përmes piunit Bislimi? A është pjesë e pakos së kapitulimit të Kurtit ndaj Serbisë?” – ka shkruar ai në Facebook.
