"Zbarkimi i trupave serbe jo larg kufirit me Kosovën", Sopjani: Mos t'u jepet pompozitet këtyre deklaratave
Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani ka bërë thirrje që t'i mos i jepet shumë vëmendje deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili deklaroi për A2 CNN se tri brigada serbe janë shumë afër kufirit me Kosovën.
Sipas tij, deklarata të tilla nuk duhet të jenë të shpeshta sepse mund të rritet panika te qytetarët.
“Mos t'u jepet pompozitet këtyre gjërave me deklarata të përjavshme, meqenëse nuk është lajm më që ato brigada të jenë shumë afër kufirit me Kosovën. Në vend që të u jepet pompozitet prezencës së këtyre brigadave, strukturat tona të sigurisë të përgatiten në rast të ndonjë sulmi eventual ndonëse probaliteti është minimal që ato brigada të bëjnë depërtim në Kosovë”, ka deklaruar Sopjani në emisionin "FIVE".