Zaimi pretendon se Qeveria Kurti II është shumë demokratike - NACIONALE

Zaimi pretendon se Qeveria Kurti II është shumë demokratike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ideologu i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, pretendon që Qeveria Kurti është shumë demokratike, teksa ka hedhur kritika ndaj mediave dhe kritikëve të punës së qeverisë.

Sipas Zaimit, po përdoret strategji kundër atyre që po mbrojnë qëndrimet e VV-së në debatet publike.

Më tej, ai ka shkruar se këto strategji nuk mund të ndikojnë tek VV pasi qeverisja e VV-së bëhet vetëm me metoda demokratike dhe ligjore, duke nënkuptuar se Qeveria Kurti është shumë demokratike.

Fakti se LVV nuk e do dhe nuk e bën qeverisjen jo-demokratike, i trimëron ata që përdornin lloj-lloj mjetesh kur ishin në qeveri, t’i përdorin ato edhe sot që janë në opozitë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i tij i plotë:

Në mungesë të revoltës popullore, kundërshtarët e qeverisë Kurti po mirëmbajnë një revoltë të simuluar mediatike.

I kanë paratë, pra kaq mund të bëjnë.

Strategjia e tyre është shndërrimi në objektiv sulmi i gjithkujt që mbron qëndrimet e LVV në raport me debatet publike.

Nën-strategjia, nxitja e përçarjeve, keqkuptimeve, moskuptimeve.

Askujt prej tyre s’i hyn therrë në këmbë, sepse LVV është e vendosur të qeverisë vetëm me metoda demokratike dhe ligjore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat u janë hakmarrë rëndë kundërshtarëve.

Fakti se LVV nuk e do dhe nuk e bën qeverisjen jo-demokratike, i trimëron ata që përdornin lloj-lloj mjetesh kur ishin në qeveri, t’i përdorin ato edhe sot që janë në opozitë.

Megjithatë, nuk guxojnë të kërkojnë zgjedhje.

Të shohim a do të mundet demokracia ta fitojë me mjete demokratike betejën me të kundërtën e saj. S’ka rrugë tjetër.

Lajme të ngjashme