Ymeri: Shitja e thëngjillit të KEK-ut për të marrë rrymë nga Maqedonia e Veriut është “rrenë e kulluar”
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar marrëveshjen për shitjen e thëngjillit të KEK-ut dhe politikat e Qeverisë në sektorin energjetik.
Ymeri ka vënë në dyshim mundësinë që Kosova të sigurojë energji të mjaftueshme nga Maqedonia e Veriut.
“Maqedonia e Veriut nuk ka rrymë as për vete, madje edhe sot ka orë me import, por edhe kur eksporton rrymë, ajo nuk mjafton fare për kërkesat e Kosovës.”, ka shkruar ajo.
Sipas Ymerit, arsyetimi se shitja e thëngjillit të KEK-ut do t’i mundësonte Kosovës të merrte energji në këmbim nuk qëndron.
“Veshja e marrëveshjes së shitjes së thëngjillit të KEK-ut me qëllim që të marrim rrymë si shkëmbim mund edhe të jetë e shkruar, por është rrenë e kulluar.”
Ajo ka akuzuar KEK-un dhe Qeverinë VV se kanë bllokuar investitorët e huaj për qasje në mineralet energjetike, ndërsa ka përmendur edhe dy vdekje të shënuara brenda një muaji.
Ymeri ka kërkuar përfshirjen e Prokurorisë Speciale.
“Por, pa Prokurorinë Speciale, sektori energjetik nuk kfillet.”, ka deklaruar ajo.
“Deri kur Prokuroria Speciale të vendosë ta luftojë me rrënjë krimin në këtë sektor, përfshirë edhe KEK-un, pavarësisht pushtetit, lutem që të paktën të mos ketë vdekje të tjera.”, ka përfunduar Ymeri.
Postimi: