Vrasja e Agonis Tetajt: Shaban Gogaj do të qëndrojë në burg edhe pak më shumë se 3 vjet
Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt, në burg për krimin e kryer, do të qëndrojë edhe gati 3 vjet e gjysmë.
Kjo pasi ai u dënua e 7 vjet e gjysmë burgim. Si rezultat, Gogajt i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton Nacionale.
Shaban Gogaj është në paraburgim tash e 4 vjet, pra do t’i mbajë edhe 3 vjet e gjysmë.
Dënimi i Gjykatës së Pejës për Gogajn me vepër penale vrasje nga pakujdesia, ka nxitur shumë reagime në Kosovë.