Veton Surroi në mbështetje të planit evropian - NACIONALE

Veton Surroi në mbështetje të planit evropian

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Publicisti Veton Surroi ka shprehur hapur mbështetjen për planin evropian, ose euro-amerikan siç e etiketoi ai.

Në një kolumne të publikuar në koha.net, Surroi tha se që nga procesi Ahtisaari, i cili solli shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kjo është përpjekja më serioze ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Prej 20 janarit të këtij viti Kosova dhe Serbia kanë hyrë në një proces të ri negociator. Të dy palëve u është kërkuar përgjigje a e pranojnë kornizën e re negociatore prej dhjetë pikësh. Kjo kornizë u paraqit fillimisht në shtator të vitit të kaluar si plan Scholz-Macron, apo gjermano-francez, apo franko-gjerman, në dhjetor u paraqit nga J. Borell para vendeve anëtare të BE-së dhe u shndërrua në plan evropian, e nga deklarimi i të dërguarit amerikan Escobar gjatë këtij muaji, është plan i përbashkët euro-amerikan", shkroi ndër tjerash ai.

Në vegëzën e theksuar gjeni tekstin e plotë të publikuar nga gazetari.

Lajme të ngjashme