Haziri: Të gjithë deputetët e LDK-së do ta votonin për president një kandidat politik të saj
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se të gjithë deputetët e kësaj partie do ta votonin për president një kandidat të saj.
Ai ka bërë me dije se ata do ta votonin për president edhe Lumir Abdixhikun.
“Sipas rregullës së brendshme dhe sipas praktikës, kryetari i LDK-së, sepse dy kryetarë të LDK-së kanë qenë presidentë, Lumir Abdixhiku, në një marrëveshje politike, do të dilte kandidat i LDK-së dhe do t’i kishte 18 vota të LDK-së, duke përfshirë edhe votën e tij. Unë të siguroj, çdo kandidat të LDK-së thirrne, ju testone, bisedone. Lumir Abdixhiku, vetëm nëse s’kish dashur vetë, s’kish dashur vetë të kandidohej. Nesër, le të ulen zoti Kurti dhe zoti Abdixhiku, le të merren vesh për një president politik. LDK-ja e voton një kandidat, deputet të LDK-së, politik, kushdo qoftë ai, e voton me vota të plota”, ka deklaruar ai në një intervistë për në Tëvë1.