Vetëm 15-vjeçar: Ethan Nwaneri i Arsenalit sot u bë lojtari më i ri në histori që luan në Premier Ligë
Arsenali sot demoloi Brentfordin 3-0, në kuadër të javës së tetë në Premier Ligë, për të vazhduar formën brilante këtë fushatë.
Ishte një tjetër paraqitje impresive nga "Topçinjtë", të cilët kryesojnë në tabelën e renditjes.
Përveç paraqitjes së mirë dhe fitores, Arsenali po diskutohet në rrjetet sociale edhe për një aspekt tjetër.
Mikel Arteta aktivizoi në minutat shtesë të ndeshjes Ethan Nwanerin, i cili njëkohësisht u bë edhe lojtari më i ri ndonjëherë që shkeli në një fushë të Premier Ligës - si 15-vjeçar e 181 ditë.
Ai ka lindur në vitin 2007 njerëz...
Ethan Nwaneri becomes the youngest player ever to play in the Premier League at 15 years and 181 days old 🤯 pic.twitter.com/pQtBmT6SSE
— GOAL (@goal) September 18, 2022
Impakti i tij, normalisht, ishte minimal pasi pati vetëm ca minuta në aksion, por kjo nuk e ndali të futet në librat e historisë.