Vëllai i Haxhi Shalës: Flitet se mund të ekstradohet në Hagë, arrestime janë të paligjshme - NACIONALE

Vëllai i Haxhi Shalës: Flitet se mund të ekstradohet në Hagë, arrestime janë të paligjshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Haxhi Shala i njohur me nofkën “Topi” gjatë kohës së luftës, është ftuar për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Lidhur me këtë rast ka folur vëllai i Shalës, Avni Shala, i cili ka thënë se dyshohet për pengim të drejtësisë.

Tutje, ai ka thënë se Shala mund të ekstradohet për në Hagë.

Arsyet e arrestimit po thonë që janë për pengim të drejtësisë. Ka pasur forca të shumta të EULEX-it, ka zgjatur rreth 30 minuta. Nuk kanë konfiskuar ndonjë gjë. Këto arrestime janë të paligjshme. Kjo gjykatë është e padrejtë. Shkojnë dhe i marrin njerëzit veç pse kanë dhënë kontribut për vendin.” – ka thënë ai për Klan Kosovën.

Arrestimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Ne s’kemi ditur asgjë. Unë kam shkuar në punë, familja më ka informuar më vonë, më thanë që kanë ardhur dhe e kanë marrë policia. Ai ka ardhur nga Prishtina ka pasur ta dërgojë babain në operacion në Prizren.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme