Vdes një person pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
Një person ka vdekur pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiri, i cili ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë.
“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend.” – ka thënë ai për Klan Kosova.
Zahiti ka thënë se viktima është i moshës rreth 60-vjeçare.