Vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Banjska”, dëshmon zyrtari policor Elez Peci
Ka vazhduar edhe sot gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë, i cili kishte ndodhur në vitin 2023.
Para trupit gjykues, dëshminë është duke e dhënë zyrtari i Policisë së Kosovës, Elez Peci, raporton Gazeta Nacionale.
Peci e ka nisur dëshminë e tij duke treguar se si kishin arritur në vendin e ngjarjes, si dhe duke përshkruar momentin e rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku.
Gazeta Nacionale gjatë ditës do të publikojë video nga seanca gjyqësore.