Vazhdojnë gjuajtjet me armë në dasmat kosovare, për 24 orë raportohen katër raste
“Festo me zemër, jo me armë” – është një nga fushatat e shumta të Policisë së Kosovës që bëhet për të parandaluar gjuajtjet me armë gjatë dasmave në Kosovë.
Mirëpo, duket se kjo fushatë nuk ka dhënë kontribut në parandalimin e rasteve, ku festohet me armë e ndoshta pa zemër.
Siç bëhet e ditur, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të gjuajtjeve me armë në dasmat në Kosovë.
Më poshtë mund të lexoni raportin e plotë të PK-së:
Fsh. Bradash, Podujevë (NN) 22.07.2023 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Mramor, Prishtinë, 22.07.2023-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri me dy karikatorë dhe 25 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Ternavc, Skenderaj 22.07.2023 - 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë me gaz dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Novolan, Vushtrri 22.07.2023 – 20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në një aheng familjar ka shtënë me pistoletë me gaz. Pistoleta me shtatë fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.