Vajza e Nikola Sanduloviqit: Nuk më dhanë informacion për të, duan ta vrasin në burg - NACIONALE

Vajza e Nikola Sanduloviqit: Nuk më dhanë informacion për të, duan ta vrasin në burg

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klara Sanduloviq, vajza e politikani serb Nikola Sanduloviq që u rrah nga shërbimet sekrete të Serbisë, ka folur për Euronews Albania, ku ka dhënë detaje për gjendjen e babait të saj.

Ajo ka thënë se gjendja shëndetësore e babait të saj është e rëndë, teksa ka shtuar se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për të.

Më tej, ajo dyshon se babain e saj po e mbajnë në burg dhe se duan ta vrasin

Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thonin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. Ata po e fshehin, ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht. Unë dyshoj se po mbajnë atë në burg se duan ta vrasin.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme