Vajza e Jakup Krasniqit i drejtohet gazetarit Robelli pasi ky i ofendoi babanë: Je një hiç
Gazetari nga diaspora, Enver Robelli, ka shkruar një postim të tërë lidhur me fjalimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhënë në Hagë.
Ai e ka komentuar fjalimin e tij me fjalë përçmuese, ku në hyrje përdori si shprehje ‘’Jakupi jemi ne’’.
Këtë shprehje ai e arsyetoi me faktin se fjalimi i Krasniqit në Hagë shpaloste mënyrën se si ne funksionojmë si shoqëri: tragjedi me elemente naiviteti, e komedie që nuk është gazmore.
‘’Fjalimi i Jakup Krasniqit para Gjykatës Speciale në Hagë e shpalos krejt mënyrën se si funksionojmë historikisht si shoqëri. Historia jonë është një tragjedi me elemente naiviteti e - qe besa - nganjëherë edhe komedie. Por nuk është komedi gazmore. Në këtë kuptim "Jakupi jemi ne" si shoqëri, si mentalitet, si qenie sociale’’- tha Robelli.
Ai gjithashtu tha se Jakup Krasniqi është mësatarja e kosovarit të cilit patetika ia lëkund patriotizmin.
‘’Andaj Jakup Krasniqi është ajo mesatarja e kosovarit të cilit patetika ia lëkund patriotizmin. Po, vërtet: "Jakupi jemi ne". A është dashur ky proces për ta kuptuar këtë? Jo. Kemi pasur rast të mësojmë. S'kemi mësuar. As kuptuar pothuaj asgjë. Andaj tronditja e zhurma në llozhën e patriotëve është hipokrizi kolosale’’- shkroi Robelli në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Ndaj gjithë shkrimit të Robellit, reagoi ashpër vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi:
Ajo iu drejtua Robellit, duke I thënë se mundesh të jesh gjithçka, por Jakup s’mund të jeshë kurrë.
‘’Enver, mundesh me qene gjithcka, mundet zoti edhe hane edhe diell me te bo. Por Jakup kurre’’- tha ajo në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Vajza e Jakup Krasniqit, gjithashtu reagoi specifikisht në fjalët e Robellit, se e quajti Jakup Krasniqin mesatare e Kosovarit, duke e quajtur Robellin zero, një asgjë, një hiç.
‘’Nese Jakupi eshte ajo mesatarja e kosovarit, ti je nen mesataren e kosovarit. Madje as nen, je zero, je nje asgje. Nje hic do te thoja!’’- u shpreh Gresë Krasniqi.