Ushtria ukrainase shkatërron një kolonë të tërë të automjeteve të blinduara ruse - NACIONALE

Ushtria ukrainase shkatërron një kolonë të tërë të automjeteve të blinduara ruse

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ushtria ukrainse ka publikuar pamjet se si ajo ka shkatërruar një kolonë të tërë të automjeteve të blinduara me raketat e dhuruara nga Perëndimi.

Pamjet e publikuara nga vet ushtria ukrainase tregojnë se si raketat MLRS (Multiple Launch Rocket System) shkatërrojnë të gjithë kolonën e automjeteve ruse të cilët duket se po lëviznin për ndonjë betejë tjetër të radhës.

Vendi se ku ka ndodhur ky aksion nuk dihet saktë, por mendohet se ka ndodhur afër qytetit ku po zhvillohen luftime të ashpra, në Kherson.

Në pamje shihet se si disa tentojnë të largohen, por ushtria ukrainase me ndihmën e droneve arrijnë ti lokalizojnë ato dhe ti sulmon përsëri me raketat e fuqishme. /Nacionale/

Lajme të ngjashme