Ushtria izraelite: Hezbollahu hodhi rreth 150 raketa brenda disa orësh në drejtim të Izraelit - NACIONALE

Ushtria izraelite: Hezbollahu hodhi rreth 150 raketa brenda disa orësh në drejtim të Izraelit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Dhjetëra raketa janë hedhur nga Hezbollahu në drejtim të pjesës veriore të Izraelit që nga grumbulli i madh prej 100 sosh që u hodhën pak pas orës 20:00.

Në përgjithësi, ky grup ka hedhur rreth 150 raketa në drejtim të veriut të Izraelit brenda disa orësh, sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në një varg deklaratash, Hezbollahu tha se i vuri në shënjestër “vendbanimet që ishin paralajmëruar për t’u evakuuar brenda një zone 5-kilometërshe” nga kufiri, bashkë me qytete të tjera e baza ushtarake izraelite.

Mediumi izraelit raportoi se paralajmërimet me sirena për sulme të dyshimta me dronë nga Libani vazhduan të dëgjoheshin në komunitetet veriore kufitare.

Më vonë, ushtria izraelite lëshoi një njoftim për banorët e pjesës veriore të vendit, duke u thënë se nuk kishin më nevojë që të qëndronin më tutje afër vendeve të mbrojtura.

Lajme të ngjashme