“UÇK-ja nuk ka qenë shallter, me letërnjoftim”: Nol Nushi me video brutale për deklaratat skandaloze të Shkëlzen Gashit
Deklaratat e djeshme të Shkëlzen Gashit në T7, kanë nxitur reagime të shumta.
Ish-këshilltari i Kurtit e pyeti Fatmir Humollin “pse UÇK-ja nuk i ndali masakrat e dhunimet”.
Për Nol Nushin e PSD-së, një deklaratë e tillë është tendencë për ta fajësuar UÇK-në, për krimet që ka kryer Serbia.
Ai ka ironizuar edhe për deklaratën e Gashit ku ai thoshte se nuk ka luftuar pasi ka qenë i mitur. “UÇK-ja nuk ka qenë auto-shkollë me shku në shallter a i ki 18 vjet”, thotë Nushi në video.
VIDEOJA: