U raportua si i humbur në Shëngjin, policia e gjen 8-vjeçarin nga Kosova - NACIONALE

U raportua si i humbur në Shëngjin, policia e gjen 8-vjeçarin nga Kosova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Shtetit në Shqipëri ka gjetur një fëmijë nga Kosova që ishte raportuar si i humbur në plazhin e Shëngjinit.

Sipas njoftimit zyrtar, një pushuese nga Kosova kishte raportuar në Sallën Operative të DVP Lezhë se djali i saj 8-vjeçar ishte larguar dhe nuk po arrinte ta gjente.

Pas rreth një ore kërkimesh intensive, fëmija u lokalizua pranë një hoteli, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës”.

“Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme