"U përplasën me njëri-tjetrin": Trump konfirmon se i kërkoi FIFA-s rishikimin e pezullimit të Balogun - NACIONALE

"U përplasën me njëri-tjetrin": Trump konfirmon se i kërkoi FIFA-s rishikimin e pezullimit të Balogun

2 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se i kërkoi FIFA-s të rishikonte pezullimin me një ndeshje të sulmuesit të ShBA-së, Folarin Balogun, në Kupën e Botës.

Balogun, 25 vjeç, rrezikonte të mungonte në ndeshjen e 1/8-ve kundër Belgjikës pasi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Tarik Muharemovic. Megjithatë, FIFA vendosi të dielën të pezullojë për 12 muaj zbatimin e dënimit, duke i lejuar lojtarit të jetë i disponueshëm për ndeshjen në Seattle. Ai ka shënuar tre gola në këtë turne.

Trump. sipas BBC-së, tha se kishte kërkuar rishikim pasi nuk e konsideronte ndërhyrjen faull, duke shtuar se kishte folur me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, por nuk kishte ushtruar presion për vendimin. Ai e cilësoi vendimin si të drejtë dhe tha se pezullimi do të dëmtonte imazhin e turneut.

“Mendoj se ishin dy sportistë të mëdhenj që u përplasën me njëri-tjetrin dhe u ngatërruan,” tha Trump.

“Mendoj se ai [pezullimi] do të kishte lënë një njollë të madhe. Nuk mund t’u them atyre çfarë të bëjnë. Nuk besoj se ata e morën vendimin; besoj se vendimin e mori komisioni. Dhe ishte vendimi i duhur.”

Lajme të ngjashme