U kap me 11 kg drogë, Policia arreston 23-vjeçarin që gjatë ikjes e goditi me veturë një polic
Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar pas u kap me 11 kilogramë marihuanë fshatin Llovcë të Gjilanit.
Sipas njoftimit të policisë rajonale të Gjilanit “vetura me të vërejtur zyrtarët policorë ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur njërin prej zyrtarëve policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.”
“Nga zyrtarët e njësisë kufitare është arritur të ndalohet vetura, të cilën e ngiste i dyshuari E.A., m/k (viti i lindjes 2001). Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 11 kg.”
Ai është ndaluar për 48 orë.
“Nga Njësiti i Trafikimit me Narkotikë, në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime hetimore duke kryer kontroll në dy shtëpi të banimit, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar.”
“Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar i cili gjendet në kërkim policor.”

