U akuzua nga studentet për ngacmim seksual: Prokuroria inicon rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
Profesori Xhevat Krasniqi u akuzua publikisht nga më shumë se 20 studente për veprën “ngacmim seksual”. Për këtë pati edhe protesta para rektoratit, e brenda Universitetit.
Madje ditën e hënë ndërhyri edhe policia. Prokuroria në Prishtinë, për Klan Kosova, ka konfirmuar se ndaj profesorit Xhevat Krasniqi tashmë është inicuar rast, sipas detyrës zyrtare në drejtim të veprës “ngacmim seksual”.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’, sipas KPRK-së”.
“Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht mund t’iu konfirmojmë se në kuadër të veprimeve hetimore janë duke u marrë deklarata të personave të përfshirë në këtë rast, si dhe veprime të tjera, konform dispozitave të KPPRK-së”, tha Ulaj për Klankosova.tv.