Turqia thotë se të premten do të nënshkruhet marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas - NACIONALE

Turqia thotë se të premten do të nënshkruhet marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB-ja kanë rënë dakord për një marrëveshje për të lejuar anijet të dalin nga Odesa.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuesit kryesorë globalë të grurit, por pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj ka rritur çmimet dhe ka nxitur një krizë ndërkombëtare ushqimore.

Situata ka bërë që eksportet e Kievit të ndalohen, me dhjetëra anije të bllokuara e rreth 20 milion ton drithë të ngecur në kapanone në portin e Odesës.

Të enjten mbrëma, zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se është arritur një marrëveshje e përgjithshme mbi një plan të udhëhequr nga OKB-ja gjatë bisedimeve në Stamboll javën e kaluar dhe se tani do të vihej me shkrim nga palët.

Detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura, po zyra e Erdoganit ka njoftuar se marrëveshja do të nënshkruhet të premten në zyrat e Pallatit Dolmabahçe.

Lajme të ngjashme