Putini në siklet, Erdogani e la të presë për gati një minutë para kamerave - NACIONALE

Putini në siklet, Erdogani e la të presë për gati një minutë para kamerave

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gjatë vizitës së djeshme në Iran, Vladimir Putin u përbuz nga lideri turk Recep Tayyip Erdogan, pasi ky i fundit e la të priste i vetëm për 48 sekonda para shtypit botëror.

Lideri rus dhe ai turk, u takuan dje në Teheran për herë të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës, por Putin mbeti duke e pritur Erdoganin, ndërsa dukej se ndihej në siklet të madh.

Video e mëposhtme tregon mimikën e çuditshme të Putinit ndërsa po priste Erdoganin, ndërkohë që kritikët e tij thanë se “ai mbeti i fyer dhe i poshtëruar”.

Pritja e Putinit u cilësua si një nënçmim, dhe disa e mendojnë se ishte një tregues se sa kishte rënë pozita e tij që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Megjithatë, duket se kjo pritje nuk ishte e rastësishme, pasi para dy vitesh edhe Putini e kishte lënë Erdoganin në pritje për gati dy minuta.

Një korrespondente e lartë për gazetën e Emirateve të Bashkuara Arabe The National, tha se: "Ato 50 sekonda që Erdogan e bëri Putinin të priste, duke u dukur i trullosur para kamerave, tregojnë shumë se sa shumë ka ndryshuar pozita e tij pas Ukrainës".

Putin dhe Erdogan po takoheshin në margjinat e një samiti trepalësh në Teheran me liderët e Iranit për të diskutuar situatën e sigurisë në Siri.

Në krye të axhendës ishte lufta, ndërsa Erdogan është në përpjekje për të lehtësuar një marrëveshje që do të lejonte lirimin e mijëra tonëve me drithë ukrainas të bllokuar nga Rusia në portet e Ukrainës.

Takimi i dy liderëve, përveç se ishte i pari që nga pushtimi, shënoi edhe herën e parë që një lider i një shteti të NATO-s- po takohej me liderin rus.

Turqia - e cila ka një sërë marrëveshjesh të rëndësishme me Rusinë, duke përfshirë armët dhe fuqinë bërthamore është përpjekur që luftën në Ukrainë ta trajtojë me kujdes të shtuar.

Ndërsa, Rusia ka qenë e detyruar të forcojë lidhjet me shtetin tjetër të parisë, Iranin, që kur u mbyll nga Perëndimi pas pushtimit të Ukrainës, me vendin që tani mendohet se po blen dronë luftarakë nga Irani për t'i përdorur në luftë.

E lufta në Ukrainë, u mbështet fuqishëm edhe nga udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei, i cili miratoi pikëpamjen e Moskës se pushtimi ishte i nevojshëm për të parandaluar një sulm nga NATO.

Lajme të ngjashme