Turqia deri në fund të 2024'ës synon tregtinë bilaterale me Kosovën ta rrisë në 1 miliardë - NACIONALE

Turqia deri në fund të 2024'ës synon tregtinë bilaterale me Kosovën ta rrisë në 1 miliardë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deri në fund të vitit 2024 Turqia pret që tregtinë bilaterale me Kosovën ta rrisë në 1 miliardë dollarë, ka thënë Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat. Në krahasim me shifrat e vitit paraprak, tregtia bilaterale Turqi-Kosovë kishte kapur shifrat prej 785 milionë dollarësh.

Besoj që momentumi pozitiv që kemi arritur në rritjen e tregtisë gjatë viteve do të vazhdojë dhe do të arrijmë 1 miliard dolarë (tregti bilaterale) deri në fund të vitit 2024” u shpreh ministri i tregtisë Omer Bolat.

Në fjalimin e tijë në Forumin e Biznesit të parë të Kosovës dhe Turqisë mbajtur tek Bordi i Lidhjeve të Jashtme dhe Diplomatike, me qëndrim në Stamboll, Bolat u shpreh se investimet e Turqisë në Kosovë arritën 429 milion euro ne 2023, duke e bërë Turqinë një nga gjashtë shtetet që investoi më shumë në Kosovë, referuar statistikave të Bankës Qëndrore të Kosovës.

Në anën tjetër, i kënaqur u shpreh Ministri i Tregtisë me atë që kompanitë e rëndësishme turke kanë investime në fushat si aeroporti dhe energjetika në Kosovë

Kompanitë udhëheqëse të financave turke, bankat dhe institucionet udhëheqëse në sektorin e shëndetësisë janë duke punuar në Kosovë” tha Bolat, duke vazhduar në fjalimin e tij se, “qëllimi jonë është të rrisim investimet në të ardhmen”.

Bolat u shpreh se kompanitë e ndërtimit deri më tani kanë arritur të kryejnë 30 projekte me vlerë $1.5 miliardë dollarësh në Kosovë; si dhe kompanitë konsullore turke që kanë kompletuar 19 projekte me vlerë 9.3 milion dollarësh në total.

Gjithashtu, foli dhe për Lojërat Mediteriane të 2030, të cilat janë të vendosura për t’u mbajtur në kryeqytetin e Kosovës, duke shprehur se “jemi gati te bashkëpunojmë me miqt tanë kosovarë në 2030, në Lojërat Mediteriane mbajtur në Prishtinë”, tha Bolat, siç e citoi "Daily Sabah".

Rritja bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve, do të kontribuojë në ekonominë e rajonit, dhe për atë deklaroi që do të nënshkruajë një protokol për Komitet të Ekonomisë dhe Tregtisë me Ministrinë e Industrisë së Kosovës.

Do të krijojmë një sistem të shpejtë të lejojmë të merren hapa konkret për të rritur lidhjet ekonomine dhe tregëtare, dhe nuk kemi dyshim qe arritjet tona do të kontribuojnë në të mirën e dy shteteve, dhe si një pjestarë i Bashkimit Evropian, Kosova është partner i rëndësishëm për Turqinë”, tha ministri turk.

Lajme të ngjashme