Turqia bombardon Irakun verior, tetë turistë të vrarë e mbi 20 të plagosur - NACIONALE

Turqia bombardon Irakun verior, tetë turistë të vrarë e mbi 20 të plagosur

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët kurdë irakianë kanë njoftuar se sulmet ajrore turke kanë lënë të vrarë tetë turistë dhe kanë plagosur mbi 20 të tjerë në Irakun verior.

“Të paktën katër raketa goditën zonën turistike të Barakh në distriktin Zakho në rajonin gjysmë autonom të drejtuar nga kurdët,” tha për Associated Press kryetari i qarkut Mushir Mohammed, ndërsa njoftoi se të gjitha viktimat ishin shtetas irakian.

Rajoni kurd është një vend turistik që gjatë muajve të verës tërheqë qindra turistë irakianë nga jugu.

Turqia kryen rregullisht sulme ajrore në Irakun verior dhe ka dërguar komando për të mbështetur ofensivat e saj që synojnë elementë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit ose PKK.

Por, zyrtarët thanë se ishte hera e parë që nga një sulm turk të vriteshin turistë.

Kujtojmë se në muajin prill, Turqia nisi ofensivën e saj më të fundit, të quajtur Operacioni Claë Lock, në disa pjesë të Irakut verior - pjesë e një serie operacionesh ndërkufitare të nisura në vitin 2019 për të luftuar PKK-në e jashtëligjshme që me bazë ndodhet në rajonet malore të Irakut verior.

PKK, e cila renditet si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe ka udhëhequr një kryengritje në Turqinë juglindore që nga viti 1984, thuhet se ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

E ndërsa, Ankaraja i ka bërë presion Bagdadit për të çrrënjosur elementët e PKK-së nga rajoni verior. Iraku, nga ana tjetër, ka thënë se sulmet e vazhdueshme të Turqisë janë një shkelje e sovranitetit të saj.

Lajme të ngjashme