Trumpi thotë se ShBA-ja do t’u vendosë importeve kineze 100 për qind taksë shtesë nga nëntori - NACIONALE

Trumpi thotë se ShBA-ja do t’u vendosë importeve kineze 100 për qind taksë shtesë nga nëntori

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se vendi i tij do të vendosë një taksë shtesë prej 100 për qind ndaj importeve nga Kina si dhe do të vendosë kontrolle eksporti për të gjithë softuerët jetikë të prodhimit amerikan nga 1 nëntori.

Në një postim në rrjetin “Truth Social”, presidenti amerikan shkroi: “Duke filluar nga 1 nëntori 2024 (ose më herët, varësisht nga ndonjë veprim ose ndryshim i mëtejmë i ndërmarrë nga Kina), Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një taksë prej 100 për qind ndaj Kinës, shtuar cilësdo taksë tjetër të cilën ata janë duke e paguar aktualisht”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Porsa është marrë vesh se Kina ka marrë një pozicion jashtëzakonisht agresiv rreth tregtisë duke i dërguar botës një letër tepër armiqësore, duke deklaruar se, duke filluar nga 1 nëntori 2023, do të vendosin kontrolle eksporti të shkallës së lartë ndaj pothuajse secilit produkt që e bëjnë dhe ndaj disave që madje nuk bëhen nga ta. Kjo i prek të gjitha shtetet, pa përjashtim, dhe qartazi ky ishte një plan i shpikur nga ta vite më parë. Është absolutisht i padëgjuar në tregtinë ndërkombëtare dhe një turp moral në raportet me kombet e tjera” – shkroi presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme