Trumpi thotë se do t’i çojë në 25 për qind taksat ndaj veturave dhe kamionëve nga BE-ja - NACIONALE

Trumpi thotë se do t’i çojë në 25 për qind taksat ndaj veturave dhe kamionëve nga BE-ja

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se javën e ardhshme do ta çojë në 25 për qind taksën ndaj veturave dhe kamionëve që importohen nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Njoftoj me kënaqësi se, duke u mbështetur në faktin se Bashkimi Evropian nuk po e zbaton Marrëveshjen tonë Tregtare për të cilën ka pajtim të plotë, javën e ardhshme unë do t’i rrisë taksat që i ngarkohen Bashkimit Evropian për vetura dhe kamionë që vijnë në Shtetet e Bashkuara” – shkroi ai në rrjetin “Truth Social”.

“Taksa do të rritet në 25 për qind. Është plotësisht e kuptuar dhe me pajtim se, nëse ata prodhojnë vetura e kamionë në fabrikat në ShBA, nuk do të ketë taksë. Shumë fabrika të automobilave dhe kamionëve janë tash për tash duke u ndërtuar, me mbi 100 miliardë dollarë që po investohen, rekord në historinë e prodhimit të veturave dhe kamionëve” – shtoi ai.

“Këto fabrika, me staf me punëtorë amerikanë, do të hapen së shpejti – Kurrë nuk ka ndodhur diçka si kjo që po ndodh në Amerikë sot” – shkroi më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme