Tronditet zjarrfikësi amerikan, 10 viktimat e një zjarri ishin të familjes - NACIONALE

Tronditet zjarrfikësi amerikan, 10 viktimat e një zjarri ishin të familjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre fëmijë dhe shtatë të rritur kanë vdekur nga zjarri në një shtëpi në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara. Një zjarrfikës, që shkoi në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin, u tmerrua, kur mori vesh se viktimat ishin nga familja e tij.

Policia shtetërore e Pensilvanisë i konfirmoi emrat e gjashtë viktimave, por ende nuk i ka identifikuar fëmijët më të vegjël të moshave 5-, 6- dhe 7-vjeçare. Një hetim është nisur për ta zbuluar shkakun e zjarrit.

Zjarrfikësi Harold Baker tha se të vdekurit nga zjarri janë djali, vajza, njerku, vëllai i gruas, motra e gruas, tre nipër e mbesa e dy të afërm të tjerë.

Ai tha se tre fëmijët e vdekur – dy djem e një vajzë – nuk jetonin në atë shtëpi, por kishin ardhur në vizitë për aktivitete verore.

Lajme të ngjashme